Qeveria reagon pas dorëheqjes së Thaçit: Kushtetuta dhe ligjet garantojnë tranzicion pa krijuar vakum institucional

Qeveria e Kosovës ka lëshuar edhe një deklaratë, kësaj radhe për dorëheqjen e Hashim Thaçit nga pozita e presidentit.

Në këtë reagim dërguar mediave, thuhet se qeveria vlerëson se Kushtetuta dhe Ligjet në fuqi garantojnë tranzicion të qartë të ushtrimit të detyrës, pa krijuar vakuum institucional.

“Gjatë kësaj faze, Qeveria e Republikës së Kosovë me përkushtim do t’i kryej obligimet dhe përgjegjësitë kushtetuese dhe do të bashkëpunojë me të gjithë akterët vendorë dhe ndërkombëtarë”, thuhet në deklaratë.

Deklarata e plotë:

Deklaratë e Qeverisë së Republikës së Kosovës

Qeveria e Republikës së Kosovës vlerëson se në situatën e re të krijuar pas dorëheqjes së Presidentit të Republikës, z. Hashim Thaçi, kushtetuta dhe ligjet në fuqi garantojnë tranzicion të qartë të ushtrimit të përgjegjësive pa krijuar vakum institucional.

Gjatë kësaj faze, Qeveria e Republikës së Kosovë me përkushtim do t’i kryej obligimet dhe përgjegjësitë kushtetuese dhe do të bashkëpunojë me të gjithë akterët vendorë dhe ndërkombëtarë.

Qeveria e Republikës së Kosovës pret nga të gjithë të vazhdojnë të demonstrojnë kulturë të lartë politike.