Qeveria ndan një milion euro për Trepçën

Qeveria e Republikës së Kosovës, e drejtuar nga Kryeministri Avdullah Hoti, në pajtim me Rregulloren e Punës së Qeverisë, ka mbajtur mbledhje korresponduese (elektronike), të 44-tën me radhë, në të cilën ka shqyrtuar dhe miratuar vendimin për plotësimin dhe ndryshimin e vendimit të Qeverisë së Republikës së Kosovës për ndarjen e mjeteve buxhetore për zbatimin e Programit të Rimëkëmbjes Ekonomike të datës 28 shtator 2020. 

Me këtë rast, mjetet e ndara në Ministrinë e Ekonomisë dhe Ambientit, në nënprogramin Ndërmarrësia, në shumën prej një milion euro, transferohen në Programin e Rimëkëmbjes Ekonomike në kategorinë “Subvencione dhe Transfere”, në Njësinë për Politika dhe Monitorim të Ndërmarrjeve Publike dhe do të përdoren për mbështetjen e N.P. “Trepça”.