Qeveria e Republikës së Kosovës njofton se ka zhvilluar mbledhje elektronike në të cilën ka ndarë 7,054,092.00 euro për mbulimin e mungesës së mjeteve në kategorinë e shpenzimeve “Paga dhe Shtesa” për muajin nëntor 2023.
Po ashtu është miratuar për shqyrtimin e mëtejmë të kërkesës për shpronësim për interes publik të pronave të paluajtshme ish-shoqërore P. Sh IGK “Ballkan”, Njësia Damper, për nevoja të Ministrisë së Mbrojtjes dhe Forcës së Sigurisë së Kosovës.