Qeveria, në mbledhjen e sotme, e ka miratuar vendimin për ndarjen e mjeteve financiare për mbulimin e shpenzimeve për nevojat emergjente për protezat e Invalidëve të Luftës së UÇK-së.
Me vendimin e Qeverisë së Kosovës është aprovuar kërkesa e Shoqatës se Invalidëve të Luftës së UÇK-së për ndarjen e mjeteve financiare në vlerën prej pesëqind e shtatëdhjetë e nëntëmijë e treqind e dyzet e pesë euro (579,345.00 €) për mbulimin e shpenzimeve për nevojat emergjente për protezat e Invalidëve të luftës së UÇK-së.
Këto mjete do të shfrytëzohen vetëm për qëllimet e specifikuara me kërkesën Shoqatës së Invalidëve të Luftës së UÇK-së dhe
Shfrytëzimi i këtyre mjeteve do të monitorohet nga komisioni në këtë përbërje:
- Përfaqësues nga Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale – Kryesues;
- Përfaqësues nga Ministria e Shëndetësisë – anëtar;
- Drejtori i Zyrës për Çështje të Kategorive të dala nga Lufta e UÇK-së – anëtar;
- Përfaqësues nga Shoqata e Invalidëve të Luftës së UÇK-së – anëtar.
Ky komision do të monitorojë shpenzimin e mjeteve të ndara dhe do të përgatisë raportin e detajuar për Qeverinë.
Vendimi obligon për zbatim Ministrinë e Financave, Ministrinë e Punës dhe Mirëqenies Sociale dhe Shoqatën e Invalidëve të Luftës së UÇK-së.
Gjithashtu vendimi rekomandon që institucionet të ofrojnë zgjidhje të përhershme për invalidët e luftës së UÇK-së në pajtim me Vendimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës të datës 03.02.2021.