Qeveria ndan 6 milionë euro për bizneset që janë prekur nga masat e fundit

Qeveria e Kosovës ka ndarë 6 milionë euro për bizneset që janë prekur nga masat e fundit nga 7 deri më 18 prill për parandalimin e përhapjes së virusit Covid-19, raporton Ekonomia Online.

Qeveria e Kosovës ka miratuar vendimin për ndarjen e mjeteve buxhetore nga Programi i Rimëkëmbjes Ekonomike, kategoria e shpenzimeve të “Subvencione dhe Transfereve”. 

Ministri i Financave Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, tha se ndarja buxhetore kap shumën prej 6 milionë euro, raporton Ekonomia Online.

“Bëhet ndarja prej 6 milionë eurove për bizneset qe janë prek nga pandemia dhe vendimi ka për qëllim ti mbulojë pagat dhe qytetarë deri në 50%.S ubvencionimi do të bëhet përmes aplikimit të dorëzuar nga bizneset detajzimi i kritereve për të fituar nga këto masa do të bëhet me aplikim të veçantë”.