Qeveria ndan 6.8 milionë euro për barna nga lista esenciale

Qeveria e Kosovës në mbledhjen e sotme ka marrë vendim që të ndajë 6,8 milionë euro për furnizimin me barna nga lista esenciale.

Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, ka thënë gjatë mbledhjes se mjetet nga pika 1 e këtij vendimi ndahen nga programi i rimëkëmbjes ekonomike.

“Ndahen mjete financiare 6,8 milionë euro në Ministria e Shëndetësisë në nënprogramin shërbime përkatëse farmaceutike. Mjetet nga pika 1 e këtij vendimi, ndahen nga programi i rimëkëmbjes ekonomike që të furnizohet sigurimi me barna esenciale nga Ministria e Shëndetësisë”, ka thënë Murati.

Në këtë mbledhje Qeveria ka miratuar edhe Kornizën Afatmesme Buxhetore për vitet 2022-2024.

Ministri Hekuran Murati tha se kanë bërë më të mirën e mundshme për këtë dokument.

Ai tha dokumente parasheh ndihmë për shëndetësi, ekonomi e çështje sociale.

“Synimet janë mposhtja dhe përballjen me pandeminë si dhe rimëkëmbjen ekonomike”, tha Murati.