Qeveria ndan 20 milionë euro për subvencionimin e ndërmarrjeve publike

Qeveria në detyrë ka ndarë 20 milionë euro për subvencionimin e ndërmarrjeve publike që po hasin në vështirësi finaciare shkaku i pandemisë.

Është ky një nga vendimet e kësaj mbledhjeje, të cilat janë bërë të ditura përmes një njoftimi për medie.

Me vendimin e parë të miratuar nga kabineti qeveritar në mbledhjen e sotme, është ndryshuar dhe plotësuar vendimi i Qeverisë për emërimin e Këshillit Shkencor të Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë. Me propozimin e Fakultetit të Bujqësisë dhe Veterinës, është vendosur që anëtar i këtij këshilli nga ky fakultet, në vend të Arben Mehmetit të jetë Imer Rusinovci.

Vendim i dytë ka qenë ai për ndryshimin dhe plotësimin e Pakos Emergjente Fiskale.

“Me ndryshimin dhe plotësimin e vendimit në mbledhjen e sotme, janë ndarë 20 milionë euro për subvencionimin e ndërmarrjeve publike që kanë vështirësi financiare për shkak të situatës së krijuar nga emergjenca e shëndetit publik dhe me qëllim të sigurimit të likuiditetit të tyre. Këto subvencione mund të kushtëzohen me reduktimin e ndarjeve buxhetore për vitin aktual dhe për vitet në vijim për ndërmarrjet publike”, shkruhet në njoftim.

Në këtë mbledhje është miratuar edhe Programi Kombëtar për Zbatimin e Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit 2020-2024.

“Ky është Programi i pestë me radhë për zbatimin e MSA-së ndërmjet Bashkimit Evropian dhe Republikës së Kosovës, që nga hyrja e saj në fuqi, më 1 prill 2016. Programi ka për qëllim zbatimin e të gjitha reformave për adoptimin e Acquis-së së BE-së në legjislacionin kombëtar në të gjithë kapitujt e saj”, bëhet e ditur.

Në mbledhjen e së martes, qeveria ka bërë të ditur po ashtu se e ka miratuar nismën për negocimin e Marrëveshjes së Kredisë në mes të Republikës së Kosovës dhe Bankës Zhvillimore të Këshillit të Evropës (CEB) për financimin e projektit “Reagimi Emergjent ndaj COVID-19”.

“Nisma parasheh arritjen e marrëveshjes për kredi në vlerë prej 35 milionë euro që do të përdoret për përmirësimin e shërbimeve mjekësore për qytetarët e Kosovës të prekur nga COVID-19