Qeveria e Kosovës ka miratuar sot udhëzimin e ri administrativ për rregullimin e çmimeve të karburanteve dhe vendosjen e marzhës së fitimit në tregtinë e naftës dhe derivateve të tjera.
Udhëzimi për rregullimin e çmimit të naftës dhe karburanteve është miratuar me uninamitet në mbledhjen e sotme të kabinetit qeveritar, raporton Paparaci.
Qeveria e Kosovës, më datë 24 qershor 2022 kishte miratuar një udhëzim administrativ për rregullimin e çmimeve të naftës, por ai është ndryshuar sot.
Ministrja Rozeta Hajdari nuk ka shpejguar në detaje përmbajtjen e udhëzimit të ri për rregullimin e çmimit të naftës.
Shoqata e Naftëtarëve të Kosovës ka thënë se nuk është ende në dijeni për përmbajtjen e vendimit, por është shprehur se do të kundërshtojë një udhëzim të ri nëqoftë se përmbajtja e tij është e njëjtë me udhëzimin paraprak.