Qeveria e Kosovës ka filluar mbledhjen e pestë nën udhëheqjen e kryeministrit Avdullah Hoti, në të cilën ka aprovuar Planin e Punës së Qeverisë për vitin 2020 dhe planin Indikativ të Punës së Qeverisë për vitet 2021-2022.
Kryeministri Avdullah Hoti ka shpalosur planin e punës ku tha se fokus mbetet rimëkëmbja ekonomike pas pandemisë e dialogu me Serbinë.
“Plani i punës përmban 11 prioritete, 58 objektiva dhe 126 projektligje. Prioriteti për menaxhimin e pandemisë, më pas rimëkëmbja ekonomike, plani zhvillimor ekonomik, dialogu me Serbinë, shëndetësia, bujqësia, minierat, mbrojtja sociale, sporti e të tjera në përputhje me Kuvendin”, ka thënë kryeministri.
Hoti ka thënë para ministrave se kërkon angazhim maksimal nga ana e tyre.
“Është plan ambicioz i punës te ligjet, por kërkoj angazhim maksimal nga ana e juaj”, tha ai.