Qeveria e Kosovës ka miratuar sot vendimin për pagesën e specializantëve me vetëfinancim, duke filluar nga janari deri në gusht të këtij viti.
Ministri i Shëndetësisë, Rifat Latifi, para kabinetit qeveritar tha se duke pasur parasysh migrimin e mjekëve dhe pandeminë COVID-19 kjo është çështje me prioritet.
“Me qëllim të stimulimit të stafit shëndetësor, sidomos duke pasur parasysh trendin e migrimit të mjekëve tanë dhe pandeminë COVID-19, Ministria e Shëndetësisë e konsideron pagesën e specializantëve me vetfinancim si çështje me prioritet për vendin”, tha Latifi.