Të mërkurën, duke filluar nga ora 12:00, Qeveria e Kosovës do të mbajë mbledhjen e radhës.
Pas mbledhjes, do të ketë konferencë për media nga kryeministri, Albin Kurti dhe ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla Schwarz.
“Mbahet mbledhja e Qeverisë së Kosovës dhe konferencë për media e Kryeministrit Albin Kurti dhe Zëvendëskryeministres dhe ministres së Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla Schwarz”, thuhet në njoftimin e kryeministrisë.
Pas konferencës për medie, Zyra e Kryeministrit do të organizojë pritjen e fundvitit për gazetarë.
“Ftojmë ekipet e medieve dhe gazetaret e gazetarët e redaksive që e kanë përcjellur punën e Qeverisë gjatë gjithë vitit, që të na bashkohen në pritjen e organizuar për fundvit. Krahas Kryeministrit Kurti, të pranishëm do të jenë dhe anëtarë të kabinetit qeveritar”, thuhet tutje në njoftim.