Qeveria Kurti shkarkon Bordin e Drejtorëve të “KRU Mitrovica”

Qeveria në detyrë ka shkarkuar Bordin e Drejtorëve të Ndërmarrjes Publike “KRU Mitrovica”.

Ky vendim është marrë gjatë mbledhjes e cila mund të jetë e fundit për Qeverinë e Albin Kurtit.

Ndryshe Qeveria Kurti ka mbajtur mbledhjen në ditën kur pritet të votohet Qeveria Hoti.