Një vendim i tillë do të merret nesër në mbledhjen që do ta zhvillojë Qeveria Kurti, duke filluar nga ora 10:00.
Megjithatë, në bazë të këtij koeficienti pagat e shërbyesve civil do të ulen në rreth 50 për qind, varësisht prej pozitave që mbajnë në ato institucione.
Sa do të paguhen mësimdhënësit në bazë të kësaj shifre?
Ligji për Paga i publikuar para pak javësh në Gazetën Zyrtare tregon koeficientin, por jo se sa do të jetë vlera e tij.
Sipas asaj që shihet aty, mësimdhënësi i shkollës së mesme ka koeficientin 5.8, ndërsa ai i shkollës fillore, 5.6.
Duke e llogaritur me vlerën e mësuar që pritet të jetë 103 euro, mësimdhënësi i shkollës së mesme do të marrë rreth 598 euro pagë, ndërkaq, ai i shkollës fillore, do të paguhet rreth 577 euro.
Vlera e koeficientit do të bëhet e ditur gjatë ditës së nesërme, mëson Paparaci.
Sa paguhen krerët e shtetit?
Sipas koeficienteve të përcaktuar për pozitat e zyrtarëve publikë, presidentja Vjosa Osmani do ta ketë koeficientin më të lartë të pagës – 18, shkruan Paparaci.
Kjo, pasohet nga kryetari i Kuvendit, që është Glauk Konjufca, dhe kryeministri Albin Kurti. Pagat e tyre, do të kenë koeficientin 17.
Nëse vlera e koeficientit është 103 në bazë të një përllogaritje të thjeshtë, del se presidentja Osmani do të paguhet rreth 1 mijë e 857 euro.
Kryeministri Kurti e kryeparlamentari Glauk Konjufca ndërkohë, në bazë të kësaj vlere, do të paguhen 1 mijë e 821 euro.
Me Ligjin e ri për pagat, niveli i koeficienteve sillet nga 2 deri në 18 – më i larti i takon vetëm presidentes së shtetit. Më i ulëti, ndërkaq, u takon pozitave si: rekrut/kadet i Forcës së Sigurisë së Kosovës, kadet policor, kadet doganor dhe kadet korrektues.
Paga minimale në Kosovë aktualisht është 130 deri në 170 euro. Kjo vlerë, e pandryshuar qysh në vitin 2011, është më e ulëta në Evropë, sipas Agjencisë Evropiane të Statistikave, Eurostat. /Paparaci/