Qeveria Japoneze ndan donacion prej 15 kamionëve për kompaninë “Ekoregjioni” të Prizrenit


Kompania “Ekoregjioni” për rajonin e Prizrenit, ka pranuar 15 kamionë për pastrimin e ambientit si donacion që ka dhënë Qeveria Japoneze ku këto automjete do të shfrytëzohen për njësitë e “Ekoregjionit” për rajonin e Prizrenit gjegjësisht në; Malishevë, Dragash, Suharekë dhe Rahovec. 

Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Ambientit, Ergin Bunjaku tha se Japonia është ndër shtete që ka njohur pavarësinë dhe na është gjendur pranë që nga viti 1999.

“Edhe në këtë kohë Japonia ndihmoi institucionet shëndetësor. Para disa viteve dhuroi 43 tash po dhuron 15 të tjera për 5 komuna”.  “Këto automjete do të shfrytëzohen me përgjegjësi nga komunat përfituese. Shpresojmë që ky bashkëpunim të vazhdoj”.

Ndërsa, drejtori i kompanisë “Ekoregjioni”, Nehat Basha, tha se këta kamionë do të lehtësojnë punën e tyre.  

“Ne kemi pasur nevojë për këtë teknikë. Kapacitetet teknike për mbeturina po i plotësojnë kushtet të gjitha njësitë. Sot të rreshtua çdo të jenë këta kamion dhe punëtorët tanë do të jenë të kënaqur”. Ai me tej tha se siguria dhe shërbimi do të jetë cilësor ku kjo kompani vepron.

I ngarkuari me punë në Ambasadën e Japonisë, Mitsunori Ogasawara, tha se për shkak të gjendjes me pandeminë janë të fokusuar për ndihmë në shëndetësi por ai ka premtuar edhe donacione për rajonet e tjera.

Ogasawara tha, “Marrëveshja për këtë lloj donacioni është nënshkruar vitin e kaluar. Shteti japonez mori një vendim të hapet ambasada e Japonisë në Kosovë. Andaj unë jam këtu prej janarit. Duke marrë parasysh gjendjen jemi fokusuar në shëndetësi”. “Gjithashtu njëra nga grantet ka të bëjë me arsimin ne Kosovë. Duhet ti zhvillojmë edhe kapacitet e ambientit në Kosovë. Kjo edhe pason si vazhdimësi e asaj pune të mirë ku keni përfituar 43 kamionë. Ne do të vazhdojmë të ju përkrahim edhe në rajone tjera. Andaj shpresojmë që së bashku t’ia dalim të bëjmë një ambient më të pastër në Kosovë”, shtoi ai.

Pjesëmarrës në këtë ngjarje ishin edhe Kryetar i Prizreni, Mytaher Haskuka, kryetari i Suharekës Bali Muharremaj, kryetar i Malishevës Milazim Morina, kryetar i Rahovecit Smajl Latifi dhe Kryetari i Dragashit Shaban Shabani.