Qeveria ka miratuar propozimin e kandidatëve për bord të Agjencisë së Kosovës për Privatizim.
Kryeministri i vendit Albin Kurti tha se ky do të jetë bordi i fundi t i AKP-së.
“Në programin qeverisës kemi paraqitur ndryshim rrënjësor. Pas miratimit në Kuvend ky bord do të ketë përgjegjësi për këtë transformim. Jo vetëm procesi i privatizimit ka paraqitur probleme. Gjithashtu në qershor të vitit 2012 edhe kreu i kësaj agjencie pat përjetuar vdekje të dhunshme duke marrë lëndime me thikë. Po i propozojmë Kuvendin bordit e drejtorëve të Agjencisë së Privatizimit. Presim të ndërmarrin masa”, ka thënë ai, raporton Ekonomiaonline.
“Pas aprovimit vendimi me kandidat i procedohet Kuvendit për shqyrtim dhe miratim”.
Emrat të cilat qeveria ka propozuar për t’u bërë anëtarë të këtij bordi janë si vijon: Nazmi Mikollovci, Suzana Dautaj, Mentor Hyseni, Vjollca Jashari, Violeta Arifi Krasniqi, Xhevdet Neziraj, Halim Muqolli dhe Avni Ajdini.