Mbi 50 mijë persona që mbetën pa punë në pandemi, nuk kanë marrë shtesat që e premtuara nga Qeveria.
Pas shume tentimeve në Kuvendin e Kosovës, më 4 dhjetor të vitit të kaluar u miratua ligji për rimëkëmbje ekonomike.
Megjithatë këtë ligj duket se nuk po zbatohet në tërësi nga institucionet e vendit. Kjo pasi që njëra nga pikat e këtij ligji që ishte e pagesa për tre muaj nga 300 euro për personat që humbën punën gjatë pandemisë nuk ka filluar ende të implementohet.
E për këtë nga Ministria e Financave barrën po e hedh tek Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale dhe tek Agjencia për Punësim.
Megjithatë gjithë këtë vonesë si të papranueshme po e konsiderojnë nga Sindikata e Pavarur e Sektorit Privat.
Kryetari i kësaj sindikate Jusuf Azemi tha për T7 se paratë e ndara nga ministria mbulojnë vetëm 10% të personave që mbetën pa punë në pandemi.
Madje Azemi shton se gjatë kohës së pandemisë disa sektorë edhe kanë ulur pagat e punëtoreve edhe pse nuk kanë pësuar humbje.
E këtë ndihmë për të papunët, si jetike po konsiderojnë ekonomistët.
Jakup Bellaqa thotë se deri më tani shkak i pandemisë pa punë kanë mbetur afër 55 mijë persona.
Bellaqa shtonë se nëse këta persona nuk kompensohen dhe nuk kanë ndonjë vend pune edhe mund të nxisë këta persona të largohen nga vendi.
Ndryshe, Qeveria e Kosovës ka aprovuar masat për zbatimin e Programit të Rimëkëmbjes Ekonomike për vitin 2021, në vlerë prej 222.4 milionë euro.