Qeveria e Kosovës ka mbajtur mbledhje elektronike të 19-tën me radhë.
Nën kryesimin e kryeministrit të Kosovës Avdullah Hoti, qeveria mori vendim për shkarkimin e bordeve të përkohshme të katër ndërmarrjeve publike.
“Në mbledhjen e sotme, Qeveria e Kosovës ka marrë vendim për shkarkimin e Bordeve të Përkohshme të Drejtorëve të katër Ndërmarrjeve Publike: Ndërmarrjes Publike, Kompania Rajonale e Ujësjellësit KRU “Prishtina” Sh. A.; Ndërmarrjes Publike Qendrore NPH “Ibër – Lepenc” Sh. A.; Ndërmarrjes Publike “Korporata Elektroenergjetike e Kosovës – KEK” Sh. A. dhe Ndërmarrjes Publike KRU “Hidroregjioni Jugor”, Prizren Sh. A”.
Sipas njoftimit nga qeveria e Kosovës në këtë mbledhje u emëruan edhe katër bordet e reja nën këtë përbërje.
1. Bordi i Përkohshëm i NP, KRU “Prishtina”, në këtë përbërje:
1.1 – Labinot Dedushi, Kryesues, Drejtor;
1.2 – Agim Miftari, Drejtor;
1.3 – Arlind Haziri, Drejtor;
1.4 – Linda Spahiu, Drejtore.
2. Bordi i Përkohshëm i NPH “Ibër Lepenc” Sh. A., në këtë përbërje:
2.1 – Marigona Hamdija, Kryesuese, Drejtore;
2.2 – Aferdita Llumnica, Drejtore;
2.3 – Enver Rrustemi, Drejtor;
2.4 – Dejan Radojkovi, Drejtor.
3. Bordi i Përkohshëm i NP “Korporata Elektroenergjetike e Kosovës – KEK” Sh. A., në këtë përbërje:
3.1 – Hysen Fazliu, Kryesues, Drejtor;
3.2 – Egzon Berisha, Drejtor;
3.3 – Petrit Ibraj, Drejtor;
3.4 – Fatime Grajcevci, Drejtore.
4. Bordi i Përkohshëm i NP Kompania Rajonale e Ujësjellësit – KRU “Hidroregjioni Jugor” Prizren Sh. A., në këtë përbërje:
4.1 – Zambeze Guraziu, Kryesuese, Drejtore;
4.2 – Edmond Hoxha, Drejtor;
4.3 – Mirzet Dzogovic, Drejtor;
4.4 – Agron Shala, Drejtor.