Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka bërë të ditur sot se në mbledhjen e qeverisë është miratuar propozimi për emërimin e drejtorëve të ndërmarrjes publike të Postës së Kosovës.
Mandati i tyre zgjat tri vjet.
”Marrë parasysh funksionalizimin e bordit të plotë të Postës, propozoj të emërohen për drejtorë këta kandidatë: Fadil Bejta, kryesues, Safije Beseni, anëtare, Hyrmete Mydyti, Sebahate Krasniqi, Gëzim Paci dhe Visar Nura, anëtarë”.
Tutje kryeministri Kurti shpreson se këta kandidatë pritet të rrisin performancën e ndërmarrjes dhe ta bëjnë Postën e Kosovës, ndërmarrje të suksesshme.