Qeveria e Republikës së Kosovës, në krye me kryeministrin Avdullah Hoti, ka emëruar bordin e përkohshëm të drejtorëve të Telekomit.
Qeveria Hoti ka emëruar kryesues të bordit, Mehmet Berishën, ndërsa anëtarët e bordit janë: Kushtrim Krasniqi, Teki Shala dhe Blerim Shehu.
Lexo Edhe:
Ishin në pritje të ekzekutimit me vdekje, tetë të burgosur vdesin nga Covid-19
Ky emërim erdhi pas dorëheqjes së bordit të përkohshëm të kësaj ndërmarrje. Dorëheqja e tyre erdhi si shenjë proteste rreth zhvillimeve të fundit që kanë ndodhur në Telekom.
Kujtojmë se përmbaruesi privat, i ka bllokuar xhirollogaritë e Telekomit, për shkak se kjo ndërmarrje ka detyrime ndaj kompanisë Z-Mobile të Blerim Devollit.
Njoftimi i plotë nga zyra e kryeministrit:
Me kërkesë të Kryeministrit të Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti dhe në pajtim me Rregulloren e Punës së Qeverisë, Qeveria e Republikës së Kosovës ka zhvilluar mbledhjen korresponduese (mbledhje elektronike), të 16-ën me radhë, në të cilën ka shqyrtuar dhe ka miratuar vendimin për emërimin e Bordit të përkohshëm të drejtorëve të Ndërmarrjes Publike “Telekomi i Kosovës Sh. A”, i cili do të përbëhet nga:
- Mehmet Berisha, kryesues
- Kushtrim Krasniqi, anëtar
- Teki Shala, anëtar
- Blerim Shehu, anëtar
Emërimi i këtij bordi është bërë në përputhje me legjislacionin në fuqi për ndërmarrjet publike dhe pas dorëheqjes së Bordit të përkohshëm të kësaj ndërmarrjeje. Ky bord i përkohshëm do të shërbejë në cilësi të Bordit të drejtorëve derisa të zgjedhet Bordi i përhershëm.