Qeveria e rikthen Lotarinë e Kosovës

Ministrja e Financave Hykmete Bajrami tha se projektligji parasheh rithemelimin e Lotarisë qe parashihet të jetë sukses juridik i ish subjektit Lotarisë së Kosovës.

“Një sqarim, ky ligj nuk rihap lojërat e fatit, por rithemelon Lotarinë e Kosovës që ka të drejtë të organizojë dy lloje të lojërave, ato numerike dhe instant”.

Sipas saj, lojërat e fatit do të vazhdojnë të jenë të mbyllura.

“Nuk po bëjmë hapje të kazinove apo bastoreve vetëm po e rihapim Lotarinë e Kosovës që 62 punëtorë kanë ngelur pa punë dhe në mënyrë automatike do te punësohen”, tha Bajrami në mbledhjen e Qeverisë.