Qeveria e Kosovës sot pritet ta shfuqizojë Task-forcën që merret me luftimin e korrupsionit

Qeveria e Kosovës sot pritet ta shfuqizojë Task-forcën Anti-Korrupsion. Ky propozim është bërë i ditur në agjendën e Qeverisë, ku thuhet se do e shqyrtojë propozim-vendimin për shfuqizimin e kësaj Task-force në kuadër të Policisë së Kosovës.

Më 26 shkurt të vitit 2010, Qeveria e Kosovës në bashkëpunim me EULEX-in, kishte kërkuar nga Prokuroria Speciale e Kosovës që në kuadër të saj, ta themelojë këtë Departament Special Antikorrupsion, me qëllim të hulumtimit dhe luftimit të dukurive korruptive në Kosovë.