Qeveria australiane anulon mbi 33 mijë gjoba për shkelje të masave anti-COVID

Qeveria e një shteti në Australi është detyruar që të anulojë gjoba në vlerë prej më shumë se 30 milionë dollarësh, të cilat janë shqiptuar për shkak të thyerjes së masave kundër COVID-19.

Qeveria e Uellsit të Ri Jugor (NWS) e ka bërë anulimin e tyre duke e pranuar se ato ishin shumë të paqarta, raportoi The Guardian të martën.

Administrata e NSW njoftoi se kishte anuluar rreth 33,000 gjoba të epokës COVID, rreth gjysma e numrit të përgjithshëm të lëshuar nga policia për shkelje të urdhrave të shëndetit publik gjatë kufizimeve pandemike në 2020 dhe 2021.

Gjobat u tërhoqën pasi avokatët e qeverisë pranuan të martën se dy çështje testimi të sjella nga Qendra Ligjore Redfern nuk dhanë detaje të mjaftueshme në lidhje me veprën – shkelje e masave.

Në një deklaratë, një zëdhënës i administratës së NSË-së tha se vendimi “nuk do të thotë se shkeljet nuk ishin kryer”, por pranoi se “të gjitha sanksionet” që lidhen me gjobat do të pushojnë.

“Do të tërhiqen gjithsej 33,121 gjoba, që është rreth gjysma e numrit total prej 62,138 gjobash të lëshuara lidhur me COVID-19”.

Gjobat e tërhequra lidheshin me dy shkelje të urdhrave: “Mos respektimi i udhëzimit të vërejtur në lidhje me seksionin 7/8/9 – Covid-19” për një individ dhe një kompani.

Gjobat arritën në 1,000 dollarë për një individ dhe deri në 55,000 dollarë për një korporatë.