Avokati i Adil Behramajt, Artan Qerkini, ka komentuar bastisjen që po bëhet nga Prokuroria Speciale në banesën e klientit të tij.
Sipas tij, bastisja është duke u bërë si hetim për një vepër penale ndaj Behramajt.
“Sipas tyre është brenda juridiksionit të Dhomave të Specializuara. Mbrojtja e ka parë vendimin e ka bërë një vlerësim fillestar të tij, mendojmë se ky vendim në disa pika është i përfshirë në shkelje kushtetuese, mirëpo ne këto çështje do t’i adresojmë në momentin e duhur procedural. Nuk është legjitimuar, është vetëm një hetim për një vepër penale e cila, sipas tyre, bie nën juridiksionin e Dhomave të Specializuara”, ka thënë Qerkini para gazetarëve.
Ndërkaq tha se është shumë herët të thuhet nëse kjo bastisje lidhet me rastin e Thaçit në Hagë,
“Është shumë herët dhe nuk duam të spekulojmë”, ka shtuar ai.