Qëndroi i ngujuar për 10 orë në borë, 58-vjeçari pësoi hipotermi

Një 58-vjeçar raportohet se qëndroi 10 orë i ngujuar brenda veturës pasi bora e madhe prej rreth katër metrave ia kishte bllokuar daljen.

Sipas skynews, personi nga New Yorku përjetoi hipotermi dhe kishte kërkuar disa herë ndihmë, megjithatë zyrtarë policorë nuk arritën ta lokalizojnë menjëherë veturën e mbuluar nga bora.

Ai është dërguar në emergjencë për trajtim.