Qëllohet me armë zjarri ish-kryeministri i Japonisë, nuk dihet gjendja e tij

Ish-kryeministri japonez, Shinzo Abe, është qëlluar me armë gjatë një fushate në Japoninë perëndimore.

“Ish-kryeministri Abe u qëllua rreth orës 11:30 të mëngjesit në Nara. Një burrë, që besohet të jetë autori, është arrestuar. Gjendja e ish-kryeministrit Abe aktualisht nuk dihet”, u tha gazetarëve shefi i kabinetit, Hirokazu Matsuno. .

Sulmi ka tronditur një komb, me disa ligje më të rrepta në botë për kontrollin e armëve.

Një reporter në vendngjarje tha se u dëgjuan dy goditje të njëpasnjëshme gjatë fjalimit të Abe.

Abe, 67 vjeç, u rrëzua dhe po rrjedh gjak nga qafa, tha një burim nga Partia e tij Liberale Demokratike në pushtet.

Pamjet treguan se Abe u rrëzua në rrugë, i rrethuar nga disa roje sigurie. Ai po mbante gjoksin kur u rrëzua, me këmishën e lyer me gjak.

NHK dhe Kyodo raportuan se Abe u dërgua në spital dhe dukej se ishte në arrest kardiak. Nuk ishte menjëherë e qartë se sa të rënda ishin lëndimet e tij ose nëse ai ende shfaqte shenja jete.

Japonia do të mbajë zgjedhjet për dhomën e saj të lartë të parlamentit të dielën, me LDP-në e parashikuar të fitojë bindshëm.

Abe, një nip i ish-kryeministrit Nobusuke Kishi, ishte kryeministri më jetëgjatë i Japonisë.

Ai ishte në detyrë për një vit në 2006 dhe më pas nga 2012 deri më 2020, raporton DW.

Abe ishte 52 vjeç kur erdhi për herë të parë në pushtet. Mandati i tij i parë, i turbullt, u shënua nga skandale dhe mosmarrëveshje. Dorëheqja e tij e papritur fillimisht u mendua të ishte për arsye politike, por më vonë ai përmendi një gjendje mjekësore.

Ai dha dorëheqjen në gusht 2020, duke thënë se problemi i tij kronik shëndetësor ishte rishfaqur.