Këngëtarja shqiptare më famë botërore, Dua Lipa, është duke shijuar pushimet në bregdetin shqiptar së bashku me familje.
Dua është mjaftë aktive në rrjete sociale, ku vazhdimisht publikon fotografi e video nga jeta e saj e përditshme.
Mbrëmë këngëtarja ka treguar se edhe në Shqipëri po kënaqet edhe me ushqime kosovare, teksa ka shkrepur foto duke treguar se po i shijojnë qebapat kosovar.

“Qebapa direkt nga Kosova”, ka shkruar Dua sipër imazhit.