Qantas prezanton “fluturimet misterioze”

Kompania e fluturimeve Qantas do të prezantojë “fluturimet misterioze”, teksa bën përpjekje të rrisë turizmin e brendshëm në gjithë Australinë.

Udhëtimet ditore, në të cilat pasagjerët nuk e dinë se ku do të shkojnë, kanë qenë të popullarizuara në vitet 1990.

Fluturimet do të realizohen nga Brisbën, Melbërn apo Sidnej, me çmime prej 577 dollarëve amerikanë.

Në paketën ditore përfshihen një mori aktivitesh.

Meqë kufijtë ndërkombëtarë ka mundësi që nuk do të rihapen deri më 2022 në Australi, Qantas i ka kërkuar qeverisë për siguri në udhëtimet e brendshme, meqë ka nisur procesi i vaksinimit.

“Çfarë po kërkojmë ne është një garanci, që në një moment të caktuar të mos ketë më shumë mbyllje të kufijve”, ka thënë drejtori ekzekutiv i Grupit Qantas Andrew Parker.

Kompanitë ajrore në gjithë Australinë janë duke shqyrtuar strategji të ndryshme për të luftuar uljen e madhe të udhëtimeve si pasojë e pandemisë.

Kompania tajlandeze e fluturimeve Thai Airways ka njoftuar këtë javë se do të zvogëlojë numrin e punëtorëve për 50 për qind.

Pandemia ka dëmtuar rëndë këtë sektor, duke i përballur kompanitë ajrore me kërkesa për ndihmë nga qeveritë, falimentim apo zvogëlim të madh të numrit të punëtorëve.