Ministria e Shëndetësisë ka mbajtur sot një konferencë për media, ku ka njoftuar për më të rejat në vend lidhur me Covid-19.
Në këtë konferencë ka qenë i pranishëm edhe drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj, i cili ka theksuar se 4 mijë policë janë të angazhuar për luftimin e Covid-19.
“Policia e Kosovës është duke u angazhuar maksimalit që të ndikojë që të kemi situatë sa ma të mirë në Kosovë. Jemi në zbatim të masave që kanë filluar para një jave”.
Ai ka thënë se me angazhim të institucioneve dhe disiplinë të qytetarëve, do të arrihet që të ketë situatë më të lehtë në vend”.
“Policë të Kosovës të angazhuar janë 4000 dhe ky angazhim po jem rezultate. Është përmirësuar gjendja, por ende nuk është në nivelin e dëshiruar”.
“Policia është duke punuar bashkë me inspektorët dhe do të vazhdojë ky bashkëpunim. Ne jemi të angazhuar mjaft shumë edhe nëpër rrugë rreth asaj se si duhet që qytetarët t’i respektojnë masat”.
“Jemi duke shfrytëzuar edhe Kodin Penal që rastet në fjalë t’i trajtojmë edhe nga aspekti penal në mënyrë që t’i bindim qytetarët që t’u përmbahen masave”.
Qalaj u ka bërë apel qytetarëve që të angazhohen bashkërisht me institucionet në mënyrë që të mposhtet Covid-19 në Kosovë.