Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa, ka refuzuar ankesat e kandidatit për kryetar të Skenderajt, Bekim Jashari, për parregullësi gjatë procesit të votimit, në zgjedhjet e 17 tetorit.
Bekim Jashari, kryetar aktual i komunës së Skenderajt ka kërkuar nga PZAP që të hapen kutitë e votimit dhe të rinumërohet votat në disa vendvotime.
Kjo ankesë është parashtruar, pasi Jashari u mposhtë nga kandidati i PDK-së, Fadil Nura, në zgjedhjet e 17 tetorit.
