Presidenti i Francës, Emmanuel Macron dhe ai i Rusisë, Vladimir Putin, kanë zhvilluar sërish një bisedë telefonike sot.
Sipas Presidencës së Francës biseda zgjati një orë e 45 minuta, raporton BBC.
Nuk janë dhënë detaje se për çfarë u diskutua. Të dy liderët biseduan edhe të enjten. Në atë bisedë Marconi mori përshtypjen se Putin dëshiron ta marrë gjithë Ukrainën.
Marcon është një nga disa liderë botërorë që kanë biseduar me Putinin në ditët e fundit në shpresë për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë.
Më herët të dielën me Putinin bisedoi edhe presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan. Erdogan bëri thirrje për një armëpushim urgjent.
Sipas Kremlinit, Putin i tha Erdoganit se sulmet në Ukrainë do të ndalen kur Ukraina i plotëson kushtet e Rusisë dhe ndalon së luftuari.