Ofensivat e Rusisë në Ukrainë kanë “ngecur në të gjitha frontet”, thotë Ministria e Mbrojtjes e Mbretërisë së Bashkuar në vlerësimin e saj këtë mëngjes.
Sipas njoftimit, forcat ruse kanë “bërë përparim minimal në tokë, det ose ajër në ditët e fundit dhe ato vazhdojnë të pësojnë humbje të rënda”, raporton BBC.
Ushtria e Ukrainës thotë se përpjekjet e Rusisë tani kanë kaluar në sulme ajrore – bombardime dhe granatime të popullatës civile – sepse ata kanë qenë “të pasuksesshëm” në operacionet e tyre tokësore.
Moska ka regjistruar rreth 500 vdekje të trupave deri më tani, por inteligjenca amerikane vlerëson se kjo shifër shkon në 7,000.