Punëtorët e “Trepçës” ndërpresin protestën, u premtohet shkarkimi i kryeshefit

Kryetari i Sindikatës  së “Trepçës”, Gani Osmani, ka thënë për gaztën “Epoka e re”, se janë takuar me Bordin e Përkohshëm dhe u është premtuar se sot do t’i marrin pagat, se dhe do tw shkarkohet kryeshefin Basri Ibrahimi, ndërkaq ky i fundit ka thënë se endë s’është njoftuar zyrtarisht për këtë dhe s’ka arsye menaxheriale për shkarkim.

Kryetari i Sindikatës  së  Gani Osmani, ka thënë se janë detyruar që të protestojnë, madje duke mos u përfillur kështu distanca sociale, pasi ata ende si kanë marrë pagat.

“Punëtorë e ndërmarrjes “Trepça”, kanë protestuar sot para minierës në Stën-Tërg për shkak se thonë që nuk kanë marrë pagat e tyre. Jemi diku 350-400 punëtor që jemi detyruar të protestojmë, madje duke mos e përfill edhe disatnacn sociale”, ka thënë Osmani.

Ai ka thënë se pas takimit me bordin e përhoshëm “Trepçës”, kanë marr premtime se sot do t’i marrin pagat dhe do ta shkarkojnë kryeshefin Basri Ibrahimi.

“Sapo u takuam me bordin mbikëqyrës dhe morëm premtime se do t’i marrim pagat, por që edhe do të shkarkohet kryeshefi Basri Ibrahimi”, ka thënë ai për “Epokën e re”.

Kurse, Basri Ibrahimi, kryeshef i “Trepçës”, i ka thënë gazetës “Epokë e re”, se sot i kanë marr pagat disa minatorë dhe është ndërpre protesta. Ai ka thënë se ende s’është i njoftuar zyrtarisht për shkarkim dhe sipas tij, nëse ndodh ka të bëjë kryekëput me arsye politike.

“Po është e vërtete që sot u kanë dal pagat për shkak të krizës globale siç e dini në kohë pandemi, s’kemi mundur ti paguajmë pagat. Sa i përket shkarkimit tim ende s’jam njoftuar zyrtarisht, por unë u thëm se prej që jam në krye të detyrës prodhimi në gjashtë mujor është rritë 28 % dhe arsye tjera menaxheriale për shkarkim s’ka, por vetëm kryekëput për arsye politike”, ka thënë Ibrahimi.