Ministrja në detyrë e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MASHTI), Hykmete Bajrami, ka bërë të ditur orarin se kur studentët mund të bëjnë tërheqjen e gjësendeve të lëna në konvikte.
Bajrami nëpërmjet një postimi në Facebook, ka bërë të ditur se sipas rekomandimeve të IKSHPK-së të gjithë studentët obligohen që të jenë të pajisur me masa mbrojtëse (maska dhe dorëza), njofton Klan Kosova.
“Duke filluar nga data 18.05.2020 deri me datën 23.05.2020 studentëve u lejohet tërheqja e gjësendeve nga konvikteve 1, 2, 3, 4, 5 dhe 8 ndërsa konviktet 6 dhe 7 nuk janë të përfshira në këto data për arsye se për momentin janë me persona të karantinuar”.
Ky është postimi i plotë i Hykmete Bajrami:
Orari për tërheqjen e gjësendeve nga ana e studentëve banues në konvikte
Me qëllim të adresimit të kërkesave të studentëve banues në konvikte, më datë 15.05.2020, me kërkesë të MASHTI-t është mbajtur takim mes përfaqësuesëve të MASHTI-t, Qendrës së Studentëve, Ministrisë së Shëndetësisë, dhe përfaqësuesëve të Parlamentit Studentor.
Në këtë takim të gjithë përfaqësuesit institucional janë pajtuar që në ditët në vijim studentëve banues t’iu mundësohet tërheqja e gjërave personale, të mbetura në konvikte.
Duke filluar nga data 18.05.2020 deri me datën 23.05.2020 studentëve u lejohet tërheqja e gjësendeve nga konvikteve 1, 2, 3, 4, 5 dhe 8 ndërsa konviktet 6 dhe 7 nuk janë të përfshira në këto data për arsye se për momentin janë me persona të karantinuar.
Sipas rekomandimeve të IKSHPK-së të gjithë studentët obligohen që të jenë të pajisur me masa mbrojtëse (maska dhe dorëza).
Hyrja në hapësirat ë QS-së bëhet në pikën 2 përball Fontanës dhe lejohen vetëm studentët banues të konvikteve, për këtë arsye studentët janë të obliguar të kenë me vete ID kartelën e QS dhe letërnjoftimin. Kurse studentët banues të cilët janë jashtë Kosovës , tërheqjen e gjërave personale mund t’a bëjnë pas kthimit të normalitetit. Në tabelën e mëposhtme është specifikuar orari për tërheqjen e gjësendeve.
MASHTI falendëron të gjithë studentët për maturinë dhe mirëkuptimin e treguar gjatë kësaj kohe.