Ghetto Geasy, Majk dhe Xhensila Myrtezaj kanë publikuar sot (e mërkurë) projektin e ri muzikor.
Treshja e suksesshme e estradës sollën për herë të parë një bashkëpunim të titulluar “Mëkati jem”.
Projekti u kompletua edhe nga ana vizuale me një paraqitje skenike të mahnitshme e njëherësh provokuese të artistes së njohur.
Teksti është shkruar nga Geasy dhe Majk, ndërkohë që producimi u realizua nga ZzapnChriss.
Miksimi dhe masterizimi i këngës ndërkohë u bë nga Bigdeal Records.
Videoja dhe klipi atraktiv i është besuar produksionit të njohur nga Shqipëria, Max Production.
Me t’u lansuar, reagimet kanë qenë tejet pozitive në komentet që kanë marrë në kanalin e Babastars në YouTube.
https://youtube.com/watch?v=MV5LMPPCEpk&feature=share
https://youtu.be/MV5LMPPCEpk