Publikohet “Ma Bella” nga Dafina Zeqiri, GIMS dhe Accaoui

Është publikuar kënga “Ma Bella” nga artistja shqiptare, Dafina Zeqiri, në bashkëpunim me dy artistët e huaj, GIMS dhe Accaoui.

Projekti “Ma Bella” nga Dafina, është në mesin e projekteve të shumta që solli këto muajt e fundit.

Kënga e publikuar nga tre artistët vjen në tre gjuhë, gjegjësisht në shqip, frëngjisht si dhe në gjuhën gjermane.

Projekti erdhi i realizuar po ashtu edhe në aspektin vizual, me një video-klip të një aspekti të veçantë; aty ku bashkë-dyzohen periudha e vjetër dhe moderne.

Kënga mori mbi 55 mijë klikime brenda 10 orëve të para në YouTube.

Edhe këtë verë, artistja shqiptare ka qenë e angazhuar me shumë projekte, bashkëpunime dhe koncerte të shumta.