Publikohen shifrat e reja nga KQZ-ja, këto janë rezultatet

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar shifrat pas procesimit të votave në 99.53 për qind të vendvotimeve. 

Lëvizja Vetëvendosje kryeson me 40.89 për qind të votave, apo 340 mijë e 541 vota. PDK-ja është e dyta me 22.05 për qind apo 183 mijë e 661 vota. LDK-ja është e treta me 17.63 për qind të votave apo 146 mijë e 815 vota. Koalicioni AAK-Nisma-Konservatorët-Intelektualët gjendet në vend të katërt me 7.46 për qind të votave apo 62 mijë e 111 vota. 

Rezultatet preliminare nuk përfshijnë votat me kusht, të personave me aftësi të kufizuara dhe votat e mërgatës.