Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT) ka publikuar çmimet tavan për shitjen e derivateve për të enjten. Çmimi i naftës ka mbetur i njëjtë, benzina është liruar e gazi është rritur pak.
Sipas njoftimit, çmimi i gazit është rritur për 1 cent, i benzinës është liruar 1 cent, ndërkaq i naftës ka mbetur i njëjtë, 1.74.
Çmimi maksimal i lejuar për secilin produkt të naftë:
Çmimi maksimal i lejuar i produktit Dizel është: 1.74 € për litër;
Çmimi maksimal i lejuar i produktit Benzinë është: 1.60 € për litër;
Çmimi maksimal i lejuar i produktit Gas është: 0.79 € për litër.
Çmimet e lartcekura vlejnë për datën 21/07/2022 prej orës 10:00 dhe janë valide 24 orë nga data dhe ora e publikimit.