Publikimi i aktakuzës nga Specialja, Fatmir Limaj: Krejt çka keni aty, janë raste të gjykuara

Kryetari i Nismas Socialdemokrate, Fatmir Limaj ka thënë se aktakuza e ngritur ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit dhe të tjerëve, është vetëm grumbullim i rasteve për të cilat ne kemi kaluar në procese gjyqësore.

Limaj në një prononcim ekskluziv për Rubikon me Adriatik Kelmendin, tha se çështja për të cilën dhe është formuar Gjykata Speciale, ”trafikimi i organeve”, nuk figuron në aktakuzën e ngritur, njofton Klan Kosova.

”Në krejt atë çka pashë tani. A ka aty diku trafikim të organeve? – Aty është tema”.

”Krejt çka keni aty, janë raste të gjykuara. Pjesëtarët e UÇK-së, kanë qenë në procese gjyqsore. Është grumbullim i të gjitha atyreve për këto vjet, duke iu ngjeshur tre, katër njerëzve”.

”Prej Llapashticës e deri në Jabllanicë. Është një përmbledhje e të gjitha këtyre rasteve. Përmendja e emrave në brenda të aktakuzës, është krejt normale”.

”Jo nuk po them asgjë sepse vendosin ata atje. Problemi është se s’jeni marrë me këto punë cka kemi hjeke na”.

”Kjo është natyra e përpilimit që prokuroria e ngrit thelbin e një aktakuze”.