Paris Saint-Germain (PSG), thuhet se po përgatit një ofertë për transferimin e sulmuesit të Real Madridit, Rodrygo Goes.
Rodrygo ka qenë shpeshherë hero i Real Madridit, duke ia fituar ndeshjet, pavarësisht se nuk është një titullar i rëndësishëm.
Megjithatë, ylli brazilian mund të jetë diku tjetër edhe më i rëndësishëm pasi klubet e interesuara nuk mungojnë për të, sipas redaktorit të mediumit Okdiario, Eduardo Inda.
“Rodrygo” është lojtari që Paris Saint-Germain po shkojnë tani”, ka thënë fillimisht Inda për El Chiringuito.
“Ai është lojtari që bordi i Realit e pëlqen shumë dhe ai është një lojtar që ka shpërthyer së fundmi dhe PSG e dëshiron atë”.
“Ata shkuan për Vinicius Junior, por u refuzuan. Ata shkuan për Courtois dhe gjithashtu u refuzuan. Tani ata flasin për “21-shin” e Real Madridit, Rodrygon”.
“Me Rodrygon është e mundur që ata të bëjnë të njëjtën gjë sepse ai ka kontratë deri në vitin 2028 dhe një klauzolë prej 1 miliard euro”, përfundoi Inda.