Rafinha Alcantara do të jetë lojtari i radhës që do të largohet nga PSG. Trajneri Galtier nuk e ka në planet e së ardhmes dhe kampionët e Francës pritet të ndërpresin bashkëpunimin me mesfushorin ofensiv, i cili ka edhe një vit kontratë.
Njësoj ndodhi edhe me Ander Herreran, i cili do të rikthehet në La Liga tek Athletic Bilbao pas insistimit të trajnerit Valverde për ta pasur sërish pjesë të skuadrës baske.
Ndërkohë, Raphinha, për të cilin pati interesim edhe nga Katari, mund të përfundojë në Turqi. Trabzonspori po punon për të gjetur akordin me 29-vjeçarin, i cili më parë ka luajtur edhe me Barcelonën, Interin, Celta Vigo.
Mesfushori ofensiv ishte pjesë e Real Sociedad në fazën e dytë të sezonit të kaluar, ndërkohë që tani projektohet kalimi tek ekipi kampion i Turqisë.