Cristiano Ronaldo është i gatshëm që të largohet nga Manchester United për herë të dytë, nëse nuk plotësohet kërkesa e tij.
Nga Anglia raportojnë se ylli portugez ka kërkuar nga bordi i klubit që të gjejë një trajner ‘adekuat’, pasi Ralf Rangnick është i përkohshëm dhe do të marrë më pas rolin e konsulentit në klub.
Sipas asaj që raporton Le10 Sport, Paris Saint-Germain ka ringjallur interesimin për Ronaldon, pasi në verën e kaluar kishte zëra se ai mund të kalojë në Parin nga Juventusi, por në fund zgjodhi rikthimin në Old Trafford.
Kontrata aktuale e pesë herë fituesit të Topit të Artë skadon në vitin 2023, por parisienët nuk e kanë problem të paguajnë 35 milionë euro për kartonin e tij, aq sa është vlera aktuale e tij sipas Transfermarkt, duke e parë atë si zëvendësues të Kylian Mbappes.
Por, nëse Manchester United arrin të sjell një trajner të kalibrit të lartë dhe që e riformaton skuadrën për të luftuar për trofe, atëherë 36-vjeçari mund të qëndrojë.
Mauricio Pochettino është kandidati kryesor për të drejtuar Djajtë e Kuq, derisa Erik ten Hag i Ajaxit shihet si opsion i dytë.