Paris Saint-Germaini po insiston në transferimin e mesfushorit Paul Pogba nga Manchester Unitedi.
Mediat franceze kanë njoftuar se drejtuesit e PSG-së kanë nisur negociatat me agjentin e Pogbas, Mino Raiola, të cilit i kanë bërë me dije se janë të gatshëm të ofrojnë 50 milionë euro dëmshpërblim për klientin e tij.
Pogba ka refuzuar rinovimin e kontratës me Unitedin që i skadon vitin e ardhshëm, pasi dëshiron të largohet nga skuadra angleze.
Mesfushori 28-vjeçar iu bashkua Unitedit nga Juventusi në vitin 2016 dhe sezonin e shkuar në 42 ndeshje shënoi gjashtë gola e bëri nëntë asistime.