A ju pëlqen që gjëja e parë që e konsumoni në mëngjes të jetë një gotë me çaj? Ndoshta është mirë ta ndryshoni këtë shprehi për shkak të këtyre 3 arsyeve.
Të gjithë e dimë se pirja e pijeve të ngrohta në stomak të thatë në mëngjes mund të jetë e dobishme për metabolizmin dhe sistemin e tretjes. Por a vlen kjo për të gjitha pijet?
Disa njerëz janë të varur nga çaji dhe duket se nuk mund të kthjellen nga gjumi pa e pirë një filxhan çaj në mëngjes. Fillimi i ditës me çaj është gjë e mirë, por nuk duhet të ndodhë në stomak bosh, shkruan portali “Health”. Sigurohuni që të hani diçka përpara çajit, ose mund ta shoqëroni atë me disa arrore të shëndetshme.
Studimet kanë treguar se pirja e ujit të ngrohtë në mëngjes nuk është e njëjtë me pirjen e çajit të ngrohtë me stomakun bosh. Sipas studiuesve, të gjitha llojet e pijeve me kafeinë, si kafeja dhe çaji jeshil, çaji me qumësht, çaji i zi dhe të tjerë, mund të reagojnë keq në stomak bosh dhe të qenit i nxehtë e shton rrezikun.
Tri arsyet kryesore pse nuk duhet të pini çaj të nxehtë në stomak bosh:
Irritimi i stomakut
Në një studim të publikuar nga Chung S. Yang, profesor i biologjisë kimike në universitetin “Rutgers”, ka treguar se njerëzit mund të përjetojnë irritim të stomakut pasi konsumojnë çaj të zier në stomak bosh. Studimi përmend gjithashtu rrezikun e shtuar të kancerit të ezofagut dhe stomakut nga pirja e çajit shumë të nxehtë, i cili është i pa tolerueshëm. Gjithashtu, antioksidantët e fortë dhe polifenolet e pranishme në çaj çojnë në aciditet.
Kokëdhimbja
Njerëzit ankohen se kanë dhimbje koke nëse nuk pinë çaj sapo zgjohen, por çka nëse pirja e çajit është ajo që ju shkakton dhimbje koke? Në një revistë kërkimore u botua artikulli i cili përmend se çaji mund të shkaktojë vjellje dhe dhimbje koke, veçanërisht kur është gjëja e parë që konsumohet në mëngjes. Çaji përmban kafeinë dhe mund të shoqërohet me hiperstimulim të sistemit nervor qendror, si pagjumësia, agjitacioni ose dridhjet.
Bllokimi i përthithjes së lëndëve ushqyese
Prania e polifenoleve si tanina dhe kafeina, mund ta ulë aftësinë e trupit për të absorbuar lëndë ushqyese si hekuri, kur pini shumë filxhanë çaj në stomak bosh.