“Pse më rrije sipër kokës”, Luizi i shpjegon Kiarës: Ke parë ëndërr, s’kam ardhur

Pasi u zgjua nga gjumi, Kiara shkoi në oborr dhe u bashkua me grupin e ‘mëngjesit’ për të pirë kafe.

Sapo u ul në kolltuk, Kiara e pyeti Luizin se çfarë po bënte natën sipër kokës së saj. Luizi i tha Kiarës se ai nuk ka qenë fare mbrëmë te krevati i saj, por vetëm sot në mëngjes kur e puthi te koka.

Kiara nguli këmbë, duke i thënë se e pa atë që qëndronte sipër kokës, por Luizi tha se ajo e ka parë në ëndërr, sepse ka qenë në gjumë.

Kiara nga ana tjetër, shtoi se u tremb natën, sepse mendoi që Luizi po bënte gati valixhet për të dalë nga shtëpia.