Shalqiri është një nga frutat e preferuar të stinës, jo vetëm falë shijes së tij të mrekullueshme, por edhe freskisë që na jep në ditët e nxehta të verës
E dini çfarë është edhe më e shijshme? Shalqiri i ngrirë!
Sipas blogeres së ushqimit, Deb Perelman, shalqiri është një nga zgjedhjet më të mira në këtë valë të nxehti.
Prisni shalqirin në kubikë të vegjël pasi t’i keni hequr farat dhe vendoseni në frigorifer tek ngrirje. Falë përmbajtjes së lartë të ujit, do të shihni se sa bukur ngjan shalqiri i ngrirë.
Pasi të jenë gati, mund t’i shijoni ato në çdo pije freskuese ose koktej për t’i dhënë freski dhe aromë të shijshme shalqiri.