Partia Socialdemokrate ka dalë kundër sloganit të Lëvizjes Vetëvendosje për zgjedhjet e 14 shkurtit, “Krejt dhe drejt”. Sipas kësaj partie, Kosova po shkon drejt një autokracie me tendencë totalitare.
Në objektin e Qeverisë, PSD-ja ka vendosur pllakatën ku shkruhej “Krejt dhe Drejt = I gjithë pushteti i sovjetëve”.
Pas kësaj, PSD-ja është konfrontuar edhe me Policinë e Kosovës.