Partia Socialdemokrate (PSD), ka vazhduar të kundërshtojë politikat e Qeverisë në detyrë me aksione simbolike.
Pas “karantimit” që i bëri ditë më parë Qeverisë, sot ka “emërtuar” çmimin Nobel për ekonomi sipas ministrit në detyrë të Financave dhe Transfereve, Besnik Bislimi.
Aksioni është zhvilluar para ndërtesës së Qeverisë në Prishtinë dhe është vendosur edhe një pankartë me foton e Bislimit në kornizën dalluese të çmimeve Nobel.
“Pas sukseseve të njëpasnjëshme në muzikë e xhudo, pas Rita Orës, Dua Lipës e Majlinda Kelmendit, jemi mbledhur për të shënuar një zbulues epokal të ekonomisë. Nga sot, çmimi Nobel për ekonomi do të quhet Besnik Bislimi. Si mund të mos i atribuohet ky çmim një personi i cili para disa ditësh tha se papunësia është ulur 6.6 %, e mbrëmë tha se këto shifra shkojnë edhe më lartë, në 7.1%. Në Gjakovë thonë t’u rritë mendja ndash me thye qafen”, tha zëdhënësja e PSD-së Natyra Kuçi.
Bislimi ditë më parë, bazuar në raportet zyrtare, tha se është ulur papunësia. Këtë e tha duke iu referuar numrit të madh të punëtorëve që ishin paraqitur për ndihma shtetërore, e deri më tash punën në të zezën.