Me moton “Nuk ka paqe pa sigurinë e grave” në sheshet e Prishtinës është protestuar në kërkim të drejtësisë për vrasjen mizore të Liridona Ademajt më 29 nëntor dhe për të gjitha gratë që u vranë në Kosovë.
Protestuesit kanë protestuar edhe para qeverisë së Kosovës, aty policia për të ofruar siguri kanë krijuar një kordon. Ky kordon i policisë është thyer nga protestuesit dhe të njëjtit kanë kaluar në oborrin e Qeverisë së Kosovës.
Protestuesit kanë hedhur edhe tym të zi në drejtim të policisë.
Duke mbajtur pankarta me mbishkrime si, “Nuk ka paqe pa sigurinë e grave” dhe “Vrasësit e grave në burg”, dhe duke brohoritur “Liri, barazi, solidaritet”, “Drejtësi për Liridonën” dhe “Drejtësi për gratë e vrara”, protestuesit marshuan nga Sheshi “Zahir Pajaziti” deri tek ndërtesa e Qeverisë së Kosovës në qendër të qytetit.
Ata kanë protestuar duke thënë se “vrasjet e grave duhet të trajtohen me urgjencë kombëtare” dhe “poshtë patriarkati”.

