Protestohet kundër ndërtimit të Xhamisë së Madhe në Prishtinë

Sot në ora 11:00 do të protestohet kundër ndërtimit të Xhamisë së Madhe në Prishtinë.

Protesta është paralajmëruar në facebook nga Binak Gashi, ish-komandant i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, tashmë pjesë e OVL-së së UÇK-së.

Gashi ka thënë se protesta do të mbahet pikërisht në lokacionin ku ka filluar të ndërtohet xhamia, në afërsi të objektit qendror të Telekomit të Kosovës.

Ai ka kritikuar faktin se xhamia është e financuar nga Turqia, derisa ka thënë se Kosova nuk është provincë e Turqisë por ”histori e Ilirisë që nga koha pellazge”.