Policia e Shtetit njofton se gjatë protestës së të shtunës, rreth orët 19:30 është dëmtuar rëndë në sy një tjetër efektiv i policisë.
Efektivi dyshohet të jetë lënduar si pasojë e gurëve dhe kapsollave të hedhura nga turma e protestuesve.
Specialisti për Hetimin e Krimit në Komisariatin Nr.1, u transportua menjëherë për ndihmë mjekësorë për në spitalin “Nënë Tereza”./A2/